Nga OBRM-PDUKM përmes një kumtese akuzojnë LSDM-në dhe BDI-në se edhe nga opozita nuk po kontribuojnë në proceset reformuese dhe me veprimet e tyre po vazhdojnë ti bllokojnë ligjet që janë pjesë e agjendës reformuese.
“LSDM-ja dhe BDI-ja duhet ta kenë të qartë se bëhet fjalë për reforma që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, dhe nuk janë çështje politike. Për këtë shkak, me këto veprime, LSDM dhe BDI nuk ia mendojnë mirë Maqedonisë dhe këtë qytetarët e dinë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se këto parti për 7 vite kanë qenë në Qeveri dhe nuk bënë asnjë reformë.
“Në vend se të kontribuojnë në realizim më të shpejt të reformave, LSDM dhe BDI zgjedhin bllokimet politike”, thonë nga partia e Mickoskit./Telegrafi/
