KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Obiliqi vazhdon përgatitjet për vitin e ri shkollor, lyhet shkolla në Plemetin

Obiliqi vazhdon përgatitjet për vitin e ri shkollor, lyhet shkolla në Plemetin

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen dhe lyerjen e objekteve shkollore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit, punimet aktualisht po zhvillohen në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri” në Plemetin, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.

Komuna ka bërë të ditur se ndërhyrjet synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

Nga Komuna e Obiliqit është theksuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera, në funksion të përgatitjes së tyre për nisjen e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.