KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Obiliqi nis ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, investimi rreth 3 milionë euro

Obiliqi nis ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, investimi rreth 3 milionë euro

Komuna e Obiliqit ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në qytetin e Obiliqit, një investim i cili kap vlerën rreth 3 milionë euro.

Punimet në këtë projekt janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, të cilët janë njoftuar për ecurinë e punimeve.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Komunës së Obiliqit, projekti synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative për qytetarët.

Afati i realizimit të projektit është 36 muaj, ndërsa Komuna ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e hapësirave të reja publike për qytetarët. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.