Ymeri ka deklaruar se origjina e regjistruar në Doganë nuk nënkupton domosdoshmërisht origjinën e energjisë elektrike apo përfituesin e biznesit.
Ajo ka kundërshtuar pretendimet lidhur me këtë çështje, duke theksuar se faktet nuk mund të paraqiten ndryshe nga ajo që ka ndodhur.
“Këto muhabete nuk mundet me mi shitë mu”, është shprehur Ymeri në klankosova.
Sipas saj, është e vërtetë se ka pasur tregti me Serbinë, ndërsa ka pretenduar se ky fakt nuk po arrin të demantohet.
“E vërteta është që edhe e kanë pranuar se ka pasur tregti me Serbinë dhe nuk po munden ta demantojnë”, ka deklaruar ajo. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

