KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nuk u votua rishikimi i buxhetit, Sindikata e sektorit privat: Punëtorët nuk ju kanë borxh juve asgjë

Nuk u votua rishikimi i buxhetit, Sindikata e sektorit privat: Punëtorët nuk ju kanë borxh juve asgjë

Opozita sot nuk e ka mbështetur shmangien e procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

E lidhur me këtë ka reaguar sot Federata Sindikate e Sektorit Privat të Kosovës.

“Lajmin se opozita nuk e votoi shqyrtimin e buxhetit për vitin 2026 e morëm si një grusht të rëndë për sektorin privat të Kosovës, ku do të ndaheshin mbi 100 milionë euro për punëtorët e sektorit privat.

Ne e dimë që pozita dhe opozita po bëjnë lojëra politike në kurrizin tonë, por këta punëtorë nuk ju kanë borxh juve asgjë. Këtë është dashur ta votoni dhe ju ftojmë ta votoni, sepse në fakt ne jemi keq dhe neve nuk është dashur të na fusni në këto ujëra të fëlliqta, pozita e opozita. Ju ftojmë që këtë ta bëni sa më parë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.