Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në periudhën 30 tetor – 1 nëntor, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar më 1 nëntor 2026.
“Fushë Kosovë / 30.10-01.11.2026 – NN. Me 01.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Viktima, femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e dhunës së dyshuar, ndërsa i dyshuari intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mospërfillje e gjykatës” dhe po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

