KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Bullgari, duke u bërë gruaja e parë e zgjedhur në krye të shtetit.

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përpunimit të 99.95 për qind të vendvotimeve, Iotova dhe kandidati për zëvendëspresident, Valchev, kanë marrë 57.58 për qind të votave, apo rreth 1.1 milion vota.

Ndërkaq, kundërkandidatët e tyre, Andrey Gyurov dhe Georgi Kandev, kanë siguruar 39.47 për qind të votave, apo rreth 749 mijë e 500 vota.

Rreth 2.95 për qind e votuesve kanë zgjedhur opsionin “Nuk mbështes askënd”.

Zgjedhjet e balotazhit u mbajtën të dielën, pasi në rundin e parë, më 25 tetor, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për fitore. Atëherë, Iotova dhe Valchev kishin marrë 34.6 për qind të votave, ndërsa Gyurov dhe Kandev 32 për qind.

Iotova, e cila më parë kishte ushtruar detyrën e zëvendëspresidentes, mori detyrën e presidentes në janar, pasi Rumen Radev dha dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat i fitoi me një koalicion që nga disa analistë politikë konsiderohet i afërt me Kremlinin, raporton Reuters.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.