KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nuk po kalon në formë aspak të mirë, Real Madridi nis hetimet për gjendjen fizike të Viniciusit

Nuk po kalon në formë aspak të mirë, Real Madridi nis hetimet për gjendjen fizike të Viniciusit

Real Madridi po shqyrton gjendjen fizike të Vinicius Juniorit, pasi braziliani po has vështirësi për të rikthyer formën e tij më të mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, raporton mediumi spanjoll El Debate.

Sipas këtij mediumi, klubi po analizon strukturën fizike të sulmuesit anësor për të kuptuar nëse ka pasur ndryshime që mund të kenë ndikuar në shpejtësinë e tij në fushë.

Vinicius thuhet se është i vetëdijshëm se nuk po paraqitet në nivelin e mëparshëm.

Mourinho është i gatshëm ta ndihmojë për t’u rikthyer në formën më të mirë, por nuk përjashton mundësinë që ta lërë jashtë formacionit nëse nuk sheh përmirësime.

26-vjeçarit i është dhënë një muaj kohë për të dëshmuar veten. Ndeshjet e vështira si mysafir ndaj Athletic Bilbaos dhe Arsenalit në dhjetor mund të jenë vendimtare për rolin e tij në skuadër.

Mourinho synon ta rikthejë brazilianin në nivelin e tij më të lartë, por njëkohësisht dëshiron të mos pengojë zhvillimin e anësorit tjetër, Diomande./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.