KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit, Hoti: Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit, Hoti: Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku u vendos që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për presidente dhe bartëse e listës.

Hoti që nuk mori pjesë në këtë mbledhje tha se emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor.

“Falënderoj Degën e LDK-së në Rahovec për besimin që edhe njëherë të jem kandidat për Deputet. Ky vlerësim është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar rrugën politike me dinjitet, përkushtim dhe besnikëri ndaj frymës rugoviane dhe vlerave të LDK-së.

LDK ka qenë dhe do të mbetet më e madhe se secili individ. Emrat vijnë e shkojnë, por LDK mbetet shtëpia politike e brezave që besojnë në demokraci, shtetndërtim dhe orientim perëndimor. Asnjë individ nuk mund të jetë mbi LDK-në, sepse forca e saj buron nga struktura, anëtarësia dhe historia e saj e lavdishme”, tha ai.

Tutje, Hoti shkruan se sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizim i plotë për ta ndalur siç tha ai degradimin institucional dhe mendësinë autoritare që po tentohet t’i imponohet Republikës.

“Kosova nuk ka nevojë për pushtet absolut, propagandë dhe mentalitet komunist që e sheh shtetin si pronë partie. Ka nevojë për demokraci, partneritet me aleatët dhe rikthim të normalitetit politik.

Prandaj, bashkë dhe me vendosmëri, do të angazhohemi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe për ta rrëzuar këtë logjikë përçarëse e autokratike që përfaqëson kryeministri në ikje”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.