KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nuk kja fitues në 90 minuta, Norvegjia dhe Anglia kërkojnë gjysmëfinalen në vazhdime

Nuk kja fitues në 90 minuta, Norvegjia dhe Anglia kërkojnë gjysmëfinalen në vazhdime

Çerekfinalja mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk prodhoi fitues pas 90 minutave të rregullta (1-1), me ndeshjen që shkon në vazhdime.

Norvegjia e nisi më mirë takimin dhe krijoi raste të mira, ndërsa shpërblimi erdhi në minutën e 36-të.

Andreas Schjelderup realizoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, me topin që u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Goli fillimisht u rishikua nga VAR-i për një faull të mundshëm në aksion ndaj Harry Kane, por më pas u konfirmua.

telegrafi.com

Anglia reagoi në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45+2, Anthony Gordon asistoi bukur për Jude Bellingham, i cili goditi bukur dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për rezultatin 1-1.

Pak çaste më vonë, Harry Kane mendoi se kishte përmbysur gjithçka, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

telegrafi.com

Në pjesën e dytë, Thomas Tuchel hodhi në fushë Bukayo Sakan dhe Eberechi Ezen për t’i dhënë më shumë ritëm sulmit anglez, por doli e kundërta, pasi Norvegjia kishte më shumë raste.

Pikërisht, Norvegjia mendoi se riktheu epërsinë në minutën e 55-të, kur Torbjorn Lysaker Heggem shënoi pas një topi të kthyer nga Jordan Pickford. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për një faull të Erling Haaland para harkimit të topit.

Skuadra skandinave vazhdoi të rrezikonte dhe ishte shumë pranë golit në minutën e 76-të, kur David Wolfe goditi traversën me kokë pas një krosimi të saktë.

Në minutat e fundit, kishte zëvendësime dhe përpjekje për të fituar ndeshjen brenda kohës së rregullt, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores.

Pas 90 minutave, rezultati mbeti 1-1, duke bërë që fituesi i kësaj çerekfinaleje të vendoset në vazhdime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.