KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nuk i besoja plotësisht Netanyahut” – Biden zbulon detaje nga koha në Shtëpinë e Bardhë

“Nuk i besoja plotësisht Netanyahut” – Biden zbulon detaje nga koha në Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar se kishte besim të kufizuar te kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa ka mbrojtur vendimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021.

Sipas The Wall Street Journal, Biden reflekton mbi periudhën e tij në Shtëpinë e Bardhë në librin e ri me titull “Promise Me, America”, ku trajton disa prej vendimeve dhe sfidave kryesore të presidencës së tij.

Në libër, ish-presidenti amerikan mbron tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani, duke theksuar se beson se ishte vendimi i duhur.

Ai shtoi se do të merrte të njëjtin vendim nëse do të gjendej sërish përballë rrethanave të ngjashme.

Biden bëri të ditur se Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe kreu i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, kishin shprehur shqetësime për pasojat që mund të sillte tërheqja e trupave.

Megjithatë, sipas tij, ishte siguruar se qeveria afgane do të ishte në gjendje të qëndronte në pushtet për të paktën gjashtë muaj pas largimit të forcave amerikane.

Në realitet, qeveria u shemb brenda vetëm pak ditësh, ndërsa talebanët morën kontrollin e vendit.

Tërheqja amerikane u realizua në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në shkurt të vitit 2020 mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve, gjatë mandatit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në kujtimet e tij, Biden ndalet gjithashtu te marrëdhëniet me Benjamin Netanyahun, duke pranuar se gjatë presidencës së tij kishte pasur një nivel të kufizuar besimi ndaj kryeministrit izraelit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.