Pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Ferencvarosit në Budapest, kapiteni Federico Valverde foli për javët e para të punës nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe pranoi se trajneri portugez e ka befasuar me personalitetin e tij.
“Më pëlqen që ai është këtu me ne dhe po përpiqem të mësoj prej tij. Siç kam thënë edhe në një intervistë, dua të përfitoj sa më shumë nga çdo ditë që stërvitem me të dhe me stafin e tij. Të gjithë jemi të lumtur dhe po punojmë shumë mirë”, deklaroi Valverde.
Uruguaiani foli edhe për përgjegjësinë e re si kapiten i parë i Real Madridit, pasi më parë kishte qenë kapiteni i dytë ose i tretë i skuadrës.
“Është padyshim një përgjegjësi. Është një rol që më pëlqen shumë dhe për të cilin ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe krenar”.
“Kam mësuar shumë dhe vazhdoj të mësoj çdo ditë. Përpiqem të jap shembullin më të mirë që mundem, si brenda ashtu edhe jashtë dhomës së zhveshjes, në mënyrë që të gjithë bashkëlojtarët e mi të ndihen rehat”, u shpreh ai.
I pyetur posaçërisht për marrëdhënien me Mourinhon, Valverde përsëriti se personaliteti i trajnerit portugez ka qenë ndryshe nga ajo që ai kishte imagjinuar./Telegrafi/
