Ndryshimet në Kodin Zgjedhorë janë të domosdoshme, vlersojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe ekspertët. Tashmë ka përpjekje për miratimin e Kodit Zgjedhor, megjithatë ato janë ende në fazën e negociatave.
Politikologu Qani Nuhiu për TVM-2 thotë se këto ndryshime duhet të realizohen sa më shpejtë që është e mundur, sepse Kodi Zgjedhor nuk i reziston kohës.
“Materja zgjedhore që definon zgjedhjet është një element jashtëzakonishtë i rendesishëm i sitemit politik të një shteti dhe I zhvillimit të demokracisë. Është një materje e cila kërkon një kompromis të përgjithshëm në shtet politiko-etnik, pra në dy segmente, për arsyje sepse sado të mëdha, ose të vogla qofshin partitë politike në kuptimin e përfaqësimit në Parlament, duhet që të gjithë të jenë dakord, për një model të caktuar, pasi e forcon kohezionin politik në shtet, edhe e rritë legjitimitetin e ligjit përkatës, apo të kodit zgjedhor konkretishtë tek të gjitha partitë, pra u jep shansa të barabarta të gjitha partive. Në rastin tonë të RMV, në ndryshimet e ardhëshme duhet të mbahet llogari edhe për këtë dimension”, deklaroi politikologu Qani Nuhiu.
Nuhiu më tej vlerëson se përveq kërkesave të brendshme, kërkesat për ndryshim janë të mëdha edhe nga faktori ndërkombëtare.
“Prandaj është koha e fundit ky sistem zgjedhor konkretishtë Kodi Zgjedhor të ndryshohet me ndryshimet e nevojshme për të cilat do të bien dakordë, mir do të ishte që të përfshihen të gjitha partitë politike, apo një shumicë dërmuese që do të biente dakordë, dhe ndryshimet të bëhet në atë formë. Kjo gjithsesi se do ti përgjigjet kohës, pasi kodi i zgjedhor aktual nuk u reziston ndryshimeve, është një kod i miratuar në vitin 2002, dhe si i tillë ka përjetuar mbi 30 herë ndryshime, dhe është nevoja që të përpilohet në mënyrë të qartë edhe të zbatueshme edhe për institucionet zgjedhore, dhe të bëhen zgjidhje të cilat do ti rezistojnë kohës, por me qëllimin final që të kemi demokratizimin e shtetit, shoqërisë, dhe të jetë sa më përfaqësues për qytetarët e RMV”, u shpreh Nuhiu.
Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal, janë pjesë e detyrimeve të Agjendës Reformuese.Prandaj përpos kërkesës politike, mosmiratimi i Kodit Zgjedhor do të lë në pikpyetje edhe fatin e 4.28 milionë eurove të lidhura me këtë reformë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.