KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

NPL “Fushë Kosova” largon dy deponi ilegale, transportohen gjashtë kamionë me mbeturina

NPL “Fushë Kosova” largon dy deponi ilegale, transportohen gjashtë kamionë me mbeturina

NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ka realizuar një aksion pastrimi në lagjet 028 dhe 029, ku janë larguar dy deponi ilegale të mbeturinave.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë grumbulluar dhe larguar gjithsej gjashtë kamionë me mbeturina të përziera, të cilat më pas janë transportuar dhe deponuar në deponinë e Mirashit.

Nga kompania kanë bërë të ditur se me këtë ndërhyrje janë pastruar dy pika të egra të mbeturinave, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Njëkohësisht, NPL “Fushë Kosova” u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin vetëm në vendet e përcaktuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një ambienti të pastër.

“Apelojmë te qytetarët që mbeturinat t’i hedhin vetëm në vendet e përcaktuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të pastër për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.