KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 4-3 Real Madrid: Makineria gjermane shkëlqen në mesin e fushës

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 4-3 Real Madrid: Makineria gjermane shkëlqen në mesin e fushës

Spektakël në “Allianz Arena”, me ritëm të lartë dhe plot kthesa, ku në fund Bayern Munich mposhti Real Madridin me rezultat 4-3.

Real Madridi u mbajt përpara për pjesën më të madhe të ndeshjes falë dy golave të Arda Gülerit (përfshirë një super goditje dënimi), ndërsa Bayern u rikthye deri te 3-3 në fund me golin e Luis Díaz. Ndeshja u komplikua për madrilenët në minutat e fundit edhe nga dalja me karton të kuq e Camavingas.

Te Bayerni, njeriu i ndeshjes nga vlerësimet e SofaScores ishte Joshua Kimmich (8.6), motor i mesfushës dhe burim i aksioneve më të rrezikshme.

Pranë tij, Michael Olise (8.5), Aleksandar Pavlović (8.2), Konrad Laimer (8.1) dhe Harry Kane (8.0).

Te Real Madridi, protagonisti absolut ishte Arda Güler (8.7), ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe Kylian Mbappé (8.4)

Nota më e dobët ishte ajo e Ferland Mendy (5.8), që u pa si pika më e brishtë në krah te madrielenët.

Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe Real Madrid

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.