KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor.

Gjatë mandatit të kaluar, Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.