KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Noizy publikon këngën e re “Brown Skin Girl” në bashkëpunim me artistin egjiptian, Mohamed Ramadan

Noizy publikon këngën e re “Brown Skin Girl” në bashkëpunim me artistin egjiptian, Mohamed Ramadan

Noizy ka sjellë për fansat projektin e tij më të ri muzikor, “Brown Skin Girl”, një bashkëpunim ndërkombëtar me artistin e njohur egjiptian, Mohamed Ramadan.

Kënga është publikuar tashmë në platformën YouTube dhe po tërheq vëmendje të madhe falë ritmit energjik dhe kombinimit të stileve muzikore mes dy artistëve.

“Brown Skin Girl” vjen si një ndërthurje e ritmeve moderne urbane me elemente orientale dhe verore.

Foto: YouTube

Projekti synon tregun ndërkombëtar dhe shënon një tjetër hap të rëndësishëm për Noizyn në zgjerimin e bashkëpunimeve jashtë trojeve shqiptare.

Teksti i këngës është realizuar nga vetë artistët, në bashkëpunim me Elgit Dodën, i cili ka kontribuar në krijimin e vargjeve dhe frymës melodike të projektit.

Ndërkohë, produksioni muzikor është realizuar nga Bigten, Fux Cartel dhe Engli Versal, emra të njohur në industrinë muzikore shqiptare.

Videoklipi i këngës shfaq skena plot energji, luks dhe atmosferë verore, duke e përshtatur projektin me ritmin modern që karakterizon muzikën e dy artistëve. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.