KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një takim i ri Kosovë-Serbi-BE, Kallas thotë se duhet pritur formimi i Qeverisë në Beograd

Një takim i ri Kosovë-Serbi-BE, Kallas thotë se duhet pritur formimi i Qeverisë në Beograd

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka deklaruar se një takim i ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të bëhet, vetëm pasi të krijohen institucionet e reja në Beograd, të dala nga zgjedhjet e fundit.

Ajo ka thënë se zgjedhjet në Kosovë, dhe më pas në Serbi, kanë pamundësuar vazhdimin e takimeve trepalëshe, megjithëse, sipas saj, liderët e të dyja vendeve ishin zotuar se do të uleshin së bashku.

“Tani, në Serbi kemi pasur zgjedhje dhe duhet të shohim që qeveria të formohet. Por mund t’ju siguroj se jam e gatshme të angazhohem dhe do të angazhohem me ta, ashtu siç kam bërë deri më tani me autoritetet, në mënyrë që ta çojmë përpara këtë proces. Sepse është e vërtetë se kjo është e nevojshme që të dyja palët të përparojnë në rrugën e integrimit europian”.

Ajo ka shtuar se për një takim mes palëve, kishte pasur edhe përgatitje.

“Së pari, kam pasur shumë takime të nivelit të lartë, si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Gjithashtu, kam marrë premtimin nga të dyja palët, nga liderët e tyre, që të ulemi së bashku, ne të tre. Kemi pasur edhe përgatitje për atë takim, sepse kemi një përfaqësues të posaçëm të BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, i cili po punon shumë, shumë intensivisht”, ka thënë Kallas sot në një konferencë për media në Bruksel.

Qe kur Kallas mori drejtimin e diplomacisë europiane, nuk pati takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve është kyçe si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë që të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.