KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?

Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?

Nga studiot moderne në Dubai Production City dhe apartamentet në Jumeirah Garden City, deri te hapësirat rezidenciale dhe komerciale në City of Arabia – E N D Properties prezanton mundësi të ndryshme për banim, biznes dhe investim në Dubai.

Me prezencë në Prishtinë dhe Dubai, E N D Properties lidh klientët nga Kosova me mundësitë e investimit në tregun e patundshmërive në Dubai, duke e bërë procesin sa më të lehtë dhe transparent. Kompania ofron këshillim të personalizuar dhe mbështetje profesionale në çdo fazë, nga përzgjedhja e pronës ideale deri te finalizimi i blerjes dhe asistenca pas saj. Përmes një qasjeje individuale, klientët udhëzohen drejt mundësive që përputhen me buxhetin, preferencat dhe objektivat e tyre investuese.

Sa kushton të bëheni pronar i një prone në Dubai? Përgjigjja varet nga lokacioni, madhësia dhe lloji i projektit. Për blerësit nga Kosova që po shqyrtojnë një pronë për banim ose investim, E N D Properties prezanton disa alternativa për t’u njohur më afër me këtë treg.

Lawncrest by Zimaya – Studio nga rreth 146,000 euro

Në Dubai Production City, Lawncrest by Zimaya ofron studio dhe apartamente me një ose dy dhoma gjumi. Me çmime fillestare për studio nga rreth 146,000 euro, projekti paraqet një alternativë për blerësit që kërkojnë të hyjnë në tregun imobiliar të Dubait me një buxhet më të përballueshëm.

Pranë hapësirave të gjelbra të Jumeirah Golf Estates, projekti përfshin ballkone të gjera, dritare të mëdha dhe ambiente të përbashkëta për relaksim e aktivitet fizik.

HOLM Central – Jeta urbane në Jumeirah Garden City

Për ata që preferojnë një lokacion më qendror, HOLM Central prezanton studio dhe apartamente me një ose dy dhoma gjumi, me çmime fillestare nga 250,000 euro.

Projekti përbëhet nga dy kulla banimi dhe përfshin pishina, palestër, sauna dhe hapësira për mirëqenie. Afërsia me zona të rëndësishme të Dubait e bën një alternativë për blerësit që vlerësojnë lidhjen me jetën urbane.

Arancia Yards by BEYOND – Mundësi për banim dhe biznes

Në City of Arabia, Arancia Yards by BEYOND ndërthur banimin modern me hapësirat komerciale dhe ambientet e gjelbra. Oferta rezidenciale përfshin apartamente me një, dy dhe tri dhoma gjumi.

“Gjithashtu, The Yards përfshin një pjesë të dedikuar për sektorin e biznesit, me zyre dhe njësi afariste, duke krijuar mundësi edhe për klientët që kërkojnë prona për zhvillimin e aktivitetit të tyre apo për investime komerciale.

Shërbime që vazhdojnë edhe pas blerjes

Krahas ndërmjetësimit në blerje, shitje dhe qiradhënie, E N D Properties ofron menaxhim pronash, gjetje qiramarrësish dhe koordinim të mirëmbajtjes. Shërbimet përfshijnë edhe dizajn të brendshëm, renovim, këshillim për financim dhe asistencë gjatë aplikimit për Golden Visa. Përmes divizionit Crypto Casas, agjencia mbështet gjithashtu transaksione imobiliare me kriptovaluta, sipas kushteve përkatëse.

Për projektet në fazë ndërtimi, ekipi ju orienton mbi planet e pagesave, afatet e dorëzimit dhe kostot shtesë, që ta planifikoni blerjen me informacion të qartë.

Po mendoni të blini pronë në Dubai?

Kontaktoni E N D Properties për një konsultim falas dhe për çmimet, disponueshmërinë aktuale dhe planet e pagesave të projekteve.

E N D Properties – Where your search ends and your journey begins.

www.end-properties.com | Instagram: @endproperties

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.