KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një ‘surfer’ i lënduar, në sulmin e katërt nga peshkaqenët në shtetin australian brenda 48 orëve

Një ‘surfer’ i lënduar, në sulmin e katërt nga peshkaqenët në shtetin australian brenda 48 orëve

Një ‘surfer’ është sulmuar nga një peshkaqen, sulmi i katërt përgjatë vijës bregdetare të Uellsit të Ri Jugor (NSW) të Australisë në më pak se 48 orë.

Burri 39-vjeçar “mori një plagë në gjoks” pasi një peshkaqen e sulmoi në Bregun e Mesëm Verior të martën në mëngjes, tha policia.

Ai është liruar nga spitali.

Ky sulm vjen pas tre sulmeve të tjera në Sydney gjatë dy ditëve të fundit.

Të gjitha plazhet në zonën veriore të Sydney do të mbeten të mbyllura deri në njoftim të mëtejshëm, tha policia.

Sulmet vijnë pas ditëve të shirave të rrëmbyeshëm, të cilët eksperti Joseph McNulty kishte thënë më parë se mund të kenë krijuar një “mjedis stuhie” për sulmet e peshkaqenëve.

Shiu nxjerr lëndë ushqyese në ujë, të cilat mund t’i tërheqin peshkaqenët më afër bregut.

Sulmi të martën ndodhi pranë kampingut Point Plomer, rreth 450 km (279 milje) në veri të Sydney.

Steve Pearce, drejtori ekzekutiv i Surf Life Saving NSW, tha se surferi ishte “shumë me fat që nuk kishte pësuar lëndime serioze”, raportoi ABC.

Edhe pse Australia është një pikë e nxehtë globale e sulmeve të peshkaqenëve, shanset për t’u sulmuar janë ende të pakta – duke e bërë këtë seri sulmesh nga peshkaqenët në NSW një fenomen të rrallë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.