
MPB njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndërruar jetë një shtetas i Francës.
“Më 29.10.2026 në orën 10:04 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup është raportuar se B.H.G.V.P. (72) nga Franca, e cila ndodhej në një konvikt në zonën e Butelit, ka ndërruar jetë në Klinikën për Kardiokirurgji, e cila ishte sjellë ditën e kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

