Në Gjakovë është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një person ka humbur jetën.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 14:20, kur një mashkull kosovar duke drejtuar një motoçikletë nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.
Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/