KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përurohet ndërtesa e rinovuar e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Përurohet ndërtesa e rinovuar e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë u mbajt ceremonia e përurimit të ndërtesës së rinovuar të gjykatës, përkatësisht objektit në veri, projekt ky i realizuar me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në këtë ngjarje, Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Afërdita Bytyqi, së bashku me U.D kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Bekim Veliqi, Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkëlzen Maliqi dhe Administratoren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lumnije Surdullin, mirëpritën Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PSSP) dhe Shefin e Misionit, Peter Due, si dhe Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së, Nuno Queiros, së bashku me përfaqësues të tjerë të këtyre organizatave, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë ceremonisë u zhvillua një diskutim i përbashkët lidhur me gjendjen e qasjes në drejtësi në veri, funksionimin dhe punën e gjykatës, prioritetet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe mbështetjen e ofruar përmes projektit. Gjithashtu, u diskutua për nevojat aktuale të gjykatës dhe prioritetet për mbështetje në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të vizitës, delegacionet realizuan një vizitë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës së rinovuar, ku patën mundësinë të shohin nga afër punimet e realizuara dhe rezultatet e projektit të mbështetur nga UNDP-ja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.