KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një person arrestohet në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Një person arrestohet në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale ‘’kundër integritetit seksual’’.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, seanca për të cilën është duke u mbajtur.

Ndërsa viktima, sipas tij po merr trajtim mjekësor nën përkujdesje të institucioneve shtetërore.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur nën përkujdesje të insitucioneve shtetërore.”, ka thënë Nikçi në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, derisa siç mësohet, viktima në këtë rast është vajza e mitur e të dyshuarit. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.