KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Operacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

Operacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor, ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Aksioni është koduar si ‘Rikthimi’ që nisi me bastisje në një depo në rajonin e Ferizajt e vazhdoi me kontrolle të tjera në katër lokacione, dy prej të cilave në rajonin e Prishtinës, raporton Klankosova.tv

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona.

Dy prej tyre shtetas të Turqisë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës, raporton Klankosova.tv

Në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar 5 mijë euro, një veturë, 10 telefona, DVR i kamerave dhe fishekë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.