Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të MM-së, të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18–22 vjeç dhe i plotësojnë kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore.
Kjo është mundësia për të ndërtuar një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aplikimi do të jetë i hapur nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026.
Procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për të studiuar në akademinë ushtarake në SHBA mund të gjeni në webfaqen e ministrisë : https://mod.rks-gov.net/
