Udhëtarët në një autostradë ndërshtetërore në Tenesi Lindore u detyruan të frenonin për punëtorët – dhe dronët, ndoshta edhe një mbretëreshë – kur një kamion që mbante rreth 1 milion bletë u rrokullis të premten.
Tufa e bletëve mbylli një dalje të autostradës ndërshtetërore 40 në Knoxville, tha Mark Nagi, zëdhënësi rajonal i Departamentit të Transportit të Tenesit. Nuk pati të lënduar, tha ai.
“Rampa nga I-40 Lindje në Rrugën Henley është hapur përsëri, por kamioni është shkatërruar dhe bletët po gumëzhijnë”, postoi Nagi, së bashku me një foto të një personi me veshje bletari.
“Nëse nuk jeni të veshur me këtë veshje, ju lutemi qëndroni në automjetet tuaja në këtë zonë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi
Më vonë të premten, Nagi konfirmoi se të gjitha bletët ishin zhvendosur nga zona dhe kamioni ishte larguar. /Telegrafi/