Emri i tij është Jean Philanthrope. Mirëpo, jo për shkak të emrit, ky person ka nisur të bëhet viral për shkak pamjes unike të tij, krejt larg nga meshkujt e zakonshëm.
Jean ka flok të gjata, por, të prera në një stil shumë interesant dhe me mustaqe që i krehë, duke bërë dy rrathë në pjesën e sipërme të buzëve.
Shumë të çuditshme ky person e ka edhe veshjen dhe gjithë kjo ka një arsye.
Jean në fakt është një prodhim i Intelegjencës Artificiale, pra, nuk është i vërtetë, mirëpo, është një tjetër rast i një nisme, që të krijohen burra me pamje qesharake dhe larg asaj se si mund të duken ata në të vërtetë.
Ndonëse mashkulli që ndoshta në realitet do ishte më pak i pëlqyer nga gjinia femërore për shkak të pamjes së tij, Jean ka arritur të kap shifra rekorde, si në ndjekje, ashtu edhe në pëlqime, transmeton Telegrafi.
Postimet e tij janë kryesisht me lëvizje të kufizuara të qafës dhe me vallëzime unike, prandaj, Jean ka nisur të komentohet, madje, edhe të ngatërrohet si njeri i vërtetë.
Nuk dihet se ku është personi që e ka krijuar këtë personazh, por, ideja e realizimit të një “njeriu artificial” si të jetë i vërtetë ka ndarë në dy tabore ndjekësit, të parët që janë kundër kësaj iniciative, pasi, e lidhin me besueshmerinë dhe të dytët që përkrahin idenë që të shohin diçka më ndryshe, përtej imagjinatës dhe të zakonshmes. /Telegrafi/