KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndryshon pushteti, por jo ambiciet ushtarake: Lista Studentore synon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së

Ndryshon pushteti, por jo ambiciet ushtarake: Lista Studentore synon ta rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së

Lista zgjedhore e mbështetur nga studentët në Serbi, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të muajit të kaluar dhe pritet të udhëheqë qeverinë e re, ka prezantuar një plan për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes.

Sipas propozimit, buxheti për mbrojtjen synon të rritet gradualisht nga niveli aktual prej rreth 2% deri në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), fillimisht në 3% dhe më pas në 5%.

Luka Ponorac, ish-oficer i Ushtrisë Serbe dhe përfaqësues i listës, tha për transmetuesin publik RTS se zbatimi i planit do të varet nga burimet financiare dhe njerëzore që do të ketë në dispozicion qeveria e re.

Programi parashikon gjithashtu rritjen e pagave të personelit ushtarak me 20% deri në 30%, si dhe zvogëlimin e dallimeve në paga mes gradave dhe pozicioneve të ndryshme, sipas raportimit të Anadolu-t.

Sa i përket modernizimit të ushtrisë, prioritet do të kenë sistemet e artilerisë raketore me rreze veprimi nga 150 deri në 300 kilometra, mbrojtja ajrore me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, si dhe blerja e dronëve dhe sistemeve të avancuara të komunikimit dhe mbikëqyrjes.

Programi parasheh gjithashtu forcimin e institucioneve ushtarake dhe garantimin që shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ushtarake të veprojnë në përputhje me ligjin.

Lista e mbështetur nga studentët fitoi 140 nga 250 ulëset në parlamentin serb në zgjedhjet e 25 tetorit, duke siguruar shumicën për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, parlamenti ende nuk është mbledhur dhe qeveria e re nuk është formuar zyrtarisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.