KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Një javë për t’u harruar për yllin e PSG-së, lëndohet rëndë dhe hajnat ia mësyjnë shtëpisë!

Një javë për t’u harruar për yllin e PSG-së, lëndohet rëndë dhe hajnat ia mësyjnë shtëpisë!

Désiré Doué nuk do ta harrojë lehtë fundjavën që sapo kaloi.

Fillimisht pësoi një lëndim shumë të rëndë në ndeshjen ndaj Nice, ndërsa pas kthimit në shtëpi e priste një tjetër befasi e pakëndshme: policia kishte rrethuar pronën e tij pas një tentative për grabitje.

Ngjarja ndodhi në Orgeval, ku katër persona tentuan të hynin në pronën e futbollistit të Paris Saint-Germainit.

Sipas raportimeve, ata kishin kapërcyer portën e oborrit, por partnerja e Doué i kishte vënë re dhe i kishte detyruar të largoheshin.

As shtëpia dhe as prona nuk pësuan dëme. Për shkak të incidentit, PSG ka shtuar sigurinë rreth banesës së futbollistit.

Njëkohësisht, klubi po përgatitet për mungesën e gjatë të tij, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.

Doué do t'i nënshtrohet operacionit dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit 2026/27.

Si të mos mjaftonte kjo, francezi kishte pësuar edhe një dëmtim në dhëmb gjatë grumbullimit me kombëtaren. Një seri ngjarjesh të pafata për një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit francez. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.