KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Një javë para zgjedhjeve – si po vlerësohet administrata Trump?

Një javë para zgjedhjeve – si po vlerësohet administrata Trump?

Një sondazh i ri tregon se presidenti amerikan, Donald Trump, ka më shumë kundërshtues sesa mbështetës në 39 shtete amerikane dhe në të gjitha shtetet kryesore ku pritet të zhvillohen gara të ngushta, një javë para zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për 3 nëntor 2026.

Të dhënat vijnë nga sondazhi i vazhdueshëm online i Civiqs, i bazuar në 133.869 përgjigje nga votues të regjistruar, të mbledhura nga 20 janari 2025 deri më 2 tetor 2026.

Sipas analizës së Newsweek, në nivel kombëtar, 34 për qind e të anketuarve e miratojnë punën e Trumpit si president, ndërsa 60 për qind nuk e miratojnë atë. Kjo i jep atij një bilanc neto të miratimit prej minus 26 pikësh përqindjeje.

Në cilat shtete Trumpi ka më shumë mbështetje?

Trumpi vazhdon të ketë mbështetjen më të madhe në shtetet ku tradicionalisht dominojnë republikanët.

Wyoming renditet i pari, me një bilanc neto pozitiv prej 18 për qind, i ndjekur nga North Dakota me 15 pikë dhe West Virginia me 12 për qind.

Në anën tjetër, Montana është i vetmi shtet ku miratimi dhe mosmiratimi janë të barabartë, me nga 46 për qind.

Megjithatë, edhe në shtetet ku vazhdon të ketë mbështetje, rezultatet e Trumpit janë dobësuar krahasuar me fillimin e mandatit të tij të dytë, në janar të vitit 2025.

Të rinjtë dhe votuesit e pavarur janë më kritikë

Të dhënat demografike tregojnë se të rinjtë dhe votuesit e pavarur janë ndër grupet më kritike ndaj presidentit amerikan.

Në mesin e votuesve të moshës 18 deri në 34 vjeç, vetëm 20 për qind e miratojnë punën e Trumpit, ndërsa 73 për qind nuk e miratojnë atë.

Edhe te votuesit e moshës 35 deri në 49 vjeç, pakënaqësia është e lartë: 66 për qind nuk e miratojnë punën e tij, ndërsa 26 për qind e mbështesin.

Sa u përket votuesve të pavarur, 65 për qind shprehen kundër punës së Trumpit, ndërsa 27 për qind e miratojnë atë.

Trumpi ka bilanc negativ në shtetet vendimtare

Në të gjitha shtetet kryesore ku pritet të zhvillohen gara të ngushta, Trumpi ka bilanc negativ të miratimit.

Georgia: minus 25 për qind

Michigan: minus 24 për qind

Nevada: minus 24 për qind

Pennsylvania: minus 22 për qind

Arizona: minus 18 për qind

Wisconsin: minus 18 pikë për qind

Ohio: minus 17 për qind

Florida: minus 16 për qind

North Carolina: minus 15 për qind

Këto të dhëna nuk tregojnë drejtpërdrejt se si do të votojnë qytetarët për kandidatët për Kongres, por pasqyrojnë klimën politike në prag të zgjedhjeve.

Ku ka rënë më shumë mbështetja për Trumpin?

Sipas analizës, miratimi neto për Trumpin është më i ulët në të gjitha shtetet krahasuar me 20 janarin 2025, kur ai nisi mandatin e dytë.

Rëniet më të mëdha janë regjistruar në disa shtete që më parë e mbështesnin fuqishëm.

Në Kentucky, bilanci neto ka rënë nga plus 23 në minus 10 pikë përqindjeje. Në Wyoming, ka rënë nga plus 47 në plus 18 pikë, ndërsa në Oklahoma nga plus 31 në plus 4 pikë.

Edhe Texas dhe Florida kanë shënuar rënie të konsiderueshme. Në Texas, bilanci ka kaluar nga plus 6 në minus 21 pikë, ndërsa në Florida nga plus 9 në minus 16 pikë.

Çfarë thotë Shtëpia e Bardhë?

Administrata e Trumpit ka minimizuar rëndësinë e sondazheve, duke iu referuar fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 si dëshmi të mbështetjes së qytetarëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, ka deklaruar se Trumpi vazhdon të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës, uljen e inflacionit dhe përmirësimin e mundësive për strehim të përballueshëm.

Zgjedhjet e mesmandatit më 3 nëntor do të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit amerikan.

Republikanët synojnë të ruajnë kontrollin e tij, ndërsa sondazhet janë një nga treguesit e klimës politike para votimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.