Kancelari britanik, John Healey pritet të prezantojë buxhetin e parë të qeverisë së Andy Burnham, me masa që synojnë lehtësimin e kostos së jetesës për familjet dhe mbështetjen e bizneseve.
Healey ka premtuar lehtësim për disa nga shpenzimet e përditshme të qytetarëve, ndërsa ndër masat e pritshme janë anulimi i rritjes së planifikuar të taksës së karburanteve, rritja e pagës minimale me rreth 3.9 për qind dhe ulja e tarifave doganore për më shumë se 100 produkte ushqimore, transmeton Klankosova.tv.
Paketa pritet të përfshijë gjithashtu fonde shtesë për banim social, zhvillim ekonomik lokal dhe siguri, si dhe ndryshime në skemën e ndihmës për kujdestarët e papaguar.
Kancelari ka deklaruar se buxheti do të synojë uljen afatgjatë të kostove të energjisë dhe rritjen ekonomike, duke respektuar njëkohësisht rregullat fiskale të vendit.
Masat përfundimtare do të bëhen të ditura gjatë prezantimit zyrtar të buxhetit në Parlamentin britanik.

