Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të sulmit dhe grabitjes në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 12:50.
“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/