KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman

Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman

Një grua britanike ka vdekur pasi u godit me thikë në një stacion hekurudhor në Gjermaninë jugore në orët e para të mëngjesit të së dielës, tha policia.

Gruaja 31-vjeçare u sulmua në stacionin në Rosenheim, Bavari, pak para orës 01:00, transmeton Telegrafi.

Ajo u dërgua në spital ku vdiq si pasojë e plagëve “të rënda”, tha policia bavareze në një deklaratë.

Oficerët arrestuan një burrë 27-vjeçar gjerman në vendngjarje menjëherë pas incidentit. Sfondi dhe motivi i sulmit janë nën hetim, shtoi deklarata.

Policia i ka kërkuar kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitar i “një grindjeje ose përleshjeje fizike” në stacion vonë të shtunën ose herët të dielën të kontaktojë ata.

I dyshuari, nga distrikti Fürstenfeldbruck, do të sillet para gjyqtarëve më vonë të dielën, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Nuk dihet nëse të dy njiheshin me njëri-tjetrin ose çfarë bënte gruaja në Bavari, raportoi gjithashtu DPA.

Rosenheim është një nga qytetet më të mëdha në Bavarinë e Sipërme dhe është një qendër hekurudhore e ngarkuar për pasagjerët që udhëtojnë drejt qyteteve austriake, përfshirë Vjenën, Salzburgun dhe Innsbruck-un.

Rosenheimer Herbstfest – një ngjarje e ngjashme me festivalin e birrës Oktoberfest – po zhvillohet aktualisht në zonë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.