Një rast i dhunimit të një të mitureje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në stacionin policor në Pejë, raporton Zeri.info.
Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.
“Viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.
Policia këtë rast e ka cilësuar si “Dhunim” dhe ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Pejë 27.10.2026 – 21:00. Me 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri

