Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur në seancën e sotme parlamentare për mënyrën se si duhet të zhvillohet diplomacia kulturore dhe publike e Kosovës pas aktgjykimit të parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.
Hoxha ka theksuar se Kosova ka nevojë për një strategji kulturore dhe historike, përmes së cilës lufta çlirimtare të shpjegohet, njofton Klankosova.tv.
"Kosova ka nevojë për një strategji kulturore dhe historike që e shpjegon luftën çlirimtare në kontekstin e saj të plotë', deklaroi Hoxha.
Sipas saj, diplomacia kulturore dhe publike duhet të ketë rol në prezantimin e historisë së Kosovës.
Burimi: klankosova.tv ↗

