KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Një e mitur bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një e mitur bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi aksidentalisht ka rënë nga një veturë në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 14:00. Sipas raportit të policisë, në veturën që përdorej për bartjen e mallrave ndodhej edhe viktima e mitur, e cila dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga automjeti derisa ishte në lëvizje.

Si pasojë e rënies, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Fsh. Reqan, Suharekë 11.11.2026-14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë me veturën e tij për bartjen e mallrave, në veturë ka qenë edhe viktima e mitur femër kosovare, e cila aksidentalisht ka rënë nga vetura e cila ishte në lëvizje. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhte në raportin e policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.