KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor në afërsi të fshatit Bardhoc, në segmentin e Rrugës së Kombit, në drejtim të pikës kufitare të Morinit.

Rënia e gurëve në trupin e rrugës ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta.

Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu pasoja të mundshme për përdoruesit e rrugës.

Ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse, me anë të mjeteve të rënda, bëri të mundur largimin e masivit shkëmbor dhe normalizimin e qarkullimit brenda rreth një ore. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.