Presidenti amerikan, Donald Trump, është ndërprerë për pak çaste nga një bletë teksa po fliste për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ndaloi në mes të deklaratave dhe u përpoq ta largonte insektin, duke e përshkruar atë si një “bletë të egër”, gjë që shkaktoi të qeshura te të pranishmit, para se ai të vazhdonte fjalën.
Incidenti ndodhi teksa presidenti po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve para nisjes së tij nga Shtëpia e Bardhë.
– YouTube youtube.com
Ndërkohë, Zonja e Parë Melania Trump së fundmi zbuloi një koshere të re bletësh në Lëndinën Jugore si pjesë e programit afatgjatë të mjaltit në Shtëpinë e Bardhë.
“Koshereja e re, e punuar me dorë nga një artizan lokal në formën e Shtëpisë së Bardhë, do të shtojë dy koloni të reja bletësh në dy kolonitë ekzistuese që tashmë prodhojnë mjaltin karakteristik të Shtëpisë së Bardhë”, tha zyra e Melanias. /AA/