KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nisin punimet për rrugën Korishë–Kabash në Prizren, investim 4.1 milionë euro

Nisin punimet për rrugën Korishë–Kabash në Prizren, investim 4.1 milionë euro

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili ka theksuar se projekti financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës.

“Dje bashkë me Kryeministrin Kurti ishim në Prizren, në fillimin e punimeve në rrugën Korishë-Kabash, projekt me gjatësi 6.7 km e me vlerë 4.1 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, kjo rrugë do të krijojë lidhje me rrugën rajonale R-118 dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës.

“Kjo nyje do ta lidhë më mirë këtë zonë me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe i jep drejtim të ri zhvillimit lokal”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu se projekti do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Punimet, sipas tij kanë nisur me intensitet dhe pritet të realizohen sipas afateve të parapara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.