Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku vërehet fluks i shtuar i automjeteve në disa vendkalime.
Sipas përditësimit të orës 07:21, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët presin nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 30 metra.
Në pikat kufitare Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë, pritjet për hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë janë raportuar kolona të shkurtra automjetesh.
Në vendkalimet e tjera kufitare, përfshirë Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Vërmicën, Hanin e Elezit dhe Glloboçicën, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara.
Pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të gjata.
Edhe për automjetet e rënda (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara. /Telegrafi/
