Ka nisur renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Xërxë.
Sipas njoftimit për qytetarët, gjatë periudhës së renovimit QMF-ja nuk do të ofrojë shërbime shëndetësore.
Në bashkëpunim me kryesinë e fshatit, po punohet për sigurimin e një hapësire alternative ku qytetarët do të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore gjatë kohës së punimeve.
Për zhvillimet e reja dhe funksionalizimin e hapësirës alternative, qytetarët do të njoftohen me kohë.
Institucioni ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë periudhës së renovimit. /Telegrafi/