KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Koci reagon pasi Kuvendi nuk e miratoi rezolutën për barnat e pacientëve me kancer: Pse nuk mori mbështetje?

Koci reagon pasi Kuvendi nuk e miratoi rezolutën për barnat e pacientëve me kancer: Pse nuk mori mbështetje?

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar sot rezolutën që synonte adresimin e mungesës së barnave për pacientët me kancer.

Pas mosmiratimit të saj ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili ka shprehur shqetësimin për mungesën e mbështetjes ndaj një nisme që, sipas tij, synonte të garantonte furnizim të rregullt me barna për pacientët onkologjikë.

Koci ka publikuar edhe kërkesat që përmbante rezoluta, duke përfshirë furnizimin e pandërprerë me barna esenciale, parandalimin e ndërprerjes së terapive dhe raportimin nga Ministria e Shëndetësisë për mungesat e barnave gjatë periudhës 1 janar – 22 tetor 2026.

Postimi i plotë i Kocit:

Sot, një rezolutë për pacientët me kancer nuk mori mbështetjen e Kuvendit. Pse?

Këto janë kërkesat që përmbante rezoluta:

• Furnizim të pandërprerë me barna esenciale dhe masa të menjëhershme për të parandaluar ndërprerjen e terapive.

• Raportim nga Ministria e Shëndetësisë brenda 15 ditëve për mungesat gjatë periudhës 1 janar–22 tetor 2026: cilat barna kanë munguar, për sa kohë, sa pacientë janë prekur, shkaqet dhe gjendjen e procedurave të prokurimit.

• Paralajmërim të hershëm dhe rezerva minimale të barnave, që procedurat e furnizimit të nisin para se rezervat të shterojnë.

• Shqyrtim të mundësisë së rimbursimit të pacientëve që janë detyruar t’i blejnë vetë barnat, me analizë ligjore e financiare dhe raportim brenda 30 ditëve.

• Identifikim të përgjegjësive institucionale për dështimet dhe vonesat, si dhe raportim për masat e ndërmarra.

• Publikim të rregullt nga SHSKUK-ja të gjendjes së rezervave, mungesave të pritshme dhe afateve të furnizimit.

• Mbikëqyrje nga Komisioni për Shëndetësi, me raportim në Kuvend brenda 60 ditëve për zbatimin e rezolutës.

Nëse kishte kundërshtime ndaj këtyre kërkesave, cilat ishin? Çfarë zgjidhjeje tjetër u propozua? Deputetët që nuk e mbështetën janë të mirëpritur ta shpjegojnë qëndrimin e tyre këtu.

Dua që ky postim të shërbejë si hapësirë për përvojat e pacientëve, sqarimet e institucioneve dhe propozimet e profesionistëve shëndetësorë. Të diskutojmë me fakte dhe respekt për njëri-tjetrin.

A jeni përballur ju apo familjarët tuaj me mungesë të barnave në Onkologji? Sa keni pritur dhe a jeni detyruar t’i blini vetë? Ndani aq sa ndiheni rehat, pa qenë nevoja të jepni të dhëna personale.

Çfarë duhet të ndryshojë që të mos përsëritet kjo përvojë?

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.