Analisti politik, Artan Nimani në Edicionin Special në Klan Kosova, ka folur lidhur me koordinimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamzës, për çështjen e Apelit për Gjykatën Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Sipas tij, koordinimi mes tyre është obligim.
“…Është obligim. Kjo marrëveshje, votimi i ligjit dhe zgjedhja e presidentes është ardhë si pasojë e sheshit 'Skënderbeu', jo si pasojë e dëshirave të këtyre dy kryetarëve të partive politike. Prandaj e kanë obligim”, ka thënë Nimani.
Sipas tij, mosçuarja përpara e këtij ligji mund t’i kthejë protestat sërish.
Burimi: klankosova.tv ↗

