Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin e tretë dhe ta siguronte daljen në garat evropiane – e fundit për klubin gjilanas nga viti 2023.
Trajneri i njohur kosovar ka arritur marrëveshje me Gjilanin dhe nga e dita e premtë rikthehet në një ambient ku la gjurmë, duke e udhëhequr ekipin drejt rezultateve të rëndësishme, përfshirë edhe një finale të Kupës së Kosovës – me pengun që nuk fitoi trofe, i vetmi klub në Kosovës ku nuk e arriti.
Zekirija Ramadani e drejtoi Gjilanin nga 1 korriku 2022 deri më 1 qershor 2023, gjatë sezonit 2022/23.
Zekirija Ramadani, si trajner i Gjilanit telegrafi.com
Gjatë edicionit të parë me Gjilanin, Ramadani e udhëhoqi skuadrën në 36 ndeshje kampionale, ku regjistroi 13 fitore, 15 barazime dhe tetë humbje.
Bardhekuqtë shënuan 34 gola dhe pësuan po aq, duke e mbyllur kampionatin me 54 pikë dhe gol-diferencë zero. Megjithatë, kjo ishte e mjaftueshme për vendin e tretë dhe kualifikimin në garat evropiane.
Ramadani pati rezultate të mira edhe në Kupën e Kosovës, ku Gjilani zhvilloi gjashtë ndeshje, duke regjistruar pesë fitore dhe duke arritur deri në finale.
Në këtë rrugëtim, skuadra shënoi 17 gola dhe pësoi vetëm katër, por në ndeshjen vendimtare u mposht nga Prishtina (2-0), duke mbetur pa trofe.
– YouTube www.youtube.com
Në garat evropiane, Gjilani i drejtuar nga Ramadani regjistroi një fitore dhe një humbje, me dy gola të shënuar dhe tre të pësuar, në përballjet ndaj Liepajës.
Ramadani konsiderohet si trajneri më të trofeshëm në futbollin e Kosovës. Ai ka fituar titullin e kampionit me Trepçën ’89, Feronikelin, Prishtinën dhe Dritën, me të cilën është shpallur kampion dy herë.
Në total, ai numëron pesë tituj kampioni, një arritje që e vendos ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit kosovar.
Tashmë, rikthimi i tij te Gjilani vjen me pritshmëri të mëdha. Përvoja, trofetë dhe njohja e ambientit mund të jenë faktorë të rëndësishëm në përpjekjen e klubit për t’u rikthyer në mesin e skuadrave që luftojnë për objektiva madhorë në futbollin kosovar.
Ramadani duke stërvitur më parë Gjilanin telegrafi.com
Ai e nis kampionatin nga pozita e katërtë me 14 pikë, gjashtë më pak se Malisheva e Prishtina, pas nëntë ndeshjeve në kampionat, ndërsa Kupa e Kosovës ende nuk ka filluar. Garë që mund të jetë interesante për SC Gjilanin. /Telegrafi/

