KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nikollovski: Drejtoria e Doganave ka parandaluar mbi 2.700 veprime të paligjshme

Nikollovski: Drejtoria e Doganave ka parandaluar mbi 2.700 veprime të paligjshme

Drejtoria Doganore shënoi 34 vjetorin e ekzistencës. Në fjalimet solemne u konstatua se gjatë afro dy viteve të fundit, Dogana ka shënuar rezultate të konsiderueshme dhe të hyra rekord.

Drejtori i Administratës Doganore, Boban Nikolovski, në fjalimin e tij foli për punën e bërë, duke theksuar se nga viti 2024 e deri më sot është rritur numri i kallëzimeve penale, ndërsa janë arkëtuar të hyra mbi 4 miliardë euro.

“Në mënyrë operative kemi parandaluar më shumë se 2.700 tentativa për veprime të paligjshme. Në gjysmën e dytë të vitit 2024 kemi paraqitur 70 kallëzime penale, që përbëjnë rreth 80% të numrit të përgjithshëm të kallëzimeve në atë vit. Me intensitet të shtuar vazhduam në vitin 2025 dhe kemi paraqitur 213 kallëzime penale, që është pesë herë më shumë krahasuar me mesataren vjetore nga viti 2017 deri në vitin 2023”, u shpreh Boban Nikollovski – drejtor i Doganës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.