KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 952.54 gramë ari të përpunuar, në vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh, gjatë kontrolleve të realizuara në tri argjendari në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Doganës, ari është zbuluar në njërën prej argjendarive, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit., transmeton Klankosova.tv

Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Bëhet e ditur se inspektorët kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar për verifikim dhe shenjëzim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.