KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nikolloski: Autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë, në fund të qershorit ose fillim të korrikut pritet vendimi i UNESCO-s

Nikolloski: Autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë, në fund të qershorit ose fillim të korrikut pritet vendimi i UNESCO-s

Ndërtimi i autostradës Trebenishtë–Qafë Thanë nuk është vënë në pikëpyetje. Në bashkëpunim me UNESCO-n do të përcaktohet traseja përfundimtare e saj, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski në “Koha” tha se UNESCO e konsideron problematike trasenë e propozuar, por qëndrimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Nga Ministria e Transportit njoftojnë se Nikolloski ka theksuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të dëshmuar se trasa aktuale është zgjidhja më e mirë.

“Ne do të luftojmë për ta mbrojtur këtë trase dhe konsiderojmë se është e mirë. Në fund të qershorit ose në fillim të korrikut do të merret vendimi përfundimtar. Nëse argumentet tona mbizotërojnë, autostrada do të ndërtohet sipas kësaj trase. Nëse jo, do të ndërtohet sipas një traseje alternative, pak më në jug.

Por, e përsëris, çështja nuk është nëse do të ndërtohet autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë, por nëpër cilën trase do të kalojë ajo”, tha Nikolloski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.