Nicole Scherzinger, 48 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në Paris me një fustan të shkurtër transparent, përmes të cilit dukeshin të brendshmet e saj.
Këngëtarja u fotografua të dielën teksa shijonte një mbrëmje romantike me të fejuarin e saj, Thom Evans, 41 vjeç.
Çifti u pa duke ecur dorë për dore teksa largohej nga hoteli luksoz Costes. Nicole kompletoi pamjen me një beretë të zezë elegante dhe çizme me taka deri në gju, ndërsa ish-lojtari i ragbit zgjodhi pantallona bezhë dhe një xhaketë në të njëjtën ngjyrë, shkruan DailyMail.
Nicole dhe Thom janë të fejuar që prej qershorit të vitit 2023. Së fundmi, ajo ka bërë edhe shaka për pyetjet e vazhdueshme rreth martesës, duke publikuar një video me Thomin dhe duke lënë të kuptohet se dasma nuk duket të jetë afër.
Ndërkohë, rikthimi i Pussycat Dolls ka hasur vështirësi. Grupi njoftoi në mars rikthimin me këngën e re “Club Song”, por muajin e kaluar anuloi 33 datat e planifikuara në SHBA dhe Kanada për shkak të shitjeve të dobëta të biletave.
Grupi bëri të ditur se koncertet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë do të vazhdojnë sipas planit.
Në deklaratën e tyre, Pussycat Dolls thanë se vendimi për anulimin e pjesës së turneut në Amerikën e Veriut ishte i vështirë, ndërsa theksuan se synojnë që koncertet e mbetura të jenë një festë e muzikës dhe kujtimeve për fansat. /Telegrafi/