KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nicole Scherzinger feston me Pussycat Dolls me kostum leopardi, pas djegieve të rënda në këmbë

Nicole Scherzinger feston me Pussycat Dolls me kostum leopardi, pas djegieve të rënda në këmbë

Nicole Scherzinger ka festuar përfundimin e pjesës britanike të turneut të ribashkimit të Pussycat Dolls, duke dalë për darkë me koleget Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt në restorantin Nammos, në Mayfair të Londrës.

Këngëtarja 48-vjeçare u shfaq me një kostum të ngushtë me print leopardi, ndërsa Ashley zgjodhi një fustan të zi transparent dhe Kimberly një fustan të shkurtër me dantella, të kombinuar me çizme lëkure me taka.

Dalja e tyre vjen pas një periudhe të vështirë për grupin. Nicole ka vijuar performancat pavarësisht djegieve të rënda që pësoi muajin e kaluar, pasi aksidentalisht derdhi ujë të valuar mbi këmbë, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Kimberly po rikuperohet nga një ndërhyrje kirurgjikale në legen, ndërsa Ashley ka përjetuar momente të vështira emocionale para një performance solo.

Rikthimi i Pussycat Dolls është shoqëruar me disa pengesa, përfshirë anulimin e datave të koncerteve dhe kritika për përjashtimin e tri anëtareve themeluese, Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton.

Në mars, grupi njoftoi rikthimin me këngën e re Club Song, bashkëpunimi i tyre i parë muzikor pas gjashtë vitesh.

Fillimisht, Nicole, Ashley dhe Kimberly planifikuan një turne me 53 koncerte në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Megjithatë, shitjet e dobëta të biletave çuan në anulimin e 33 datave në SHBA dhe Kanada.

Sipas raportimit të Daily Mail, edhe ulja e çmimeve të boletate nuk arriti të shmangte anulimin e pjesës amerikano-veriore të turneut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.